Ministria e Shëndetësisë nuk mund ta parandalojë gripin e derrave

MSH bën të ditur masat për trajtimin në rast epidemie
Megjithëse nga Ministria e Shëndetësisë është deklaruar se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për gripin e derrave ajo ka theksuar se është ne gjendje që të trajtojë rastet e prekura e jo ta parandalojë atë. Deri më tani sipas kësaj ministrie është bërë e ditur se janë marrë sasi të bollshme tamifluje por ajo që i shqetëson të gjithë është fakti se ky medikament nuk dihet nëse do të përdoret pasi sipas të dhënave është bërë e ditur se ky medikament nuk është i duhuri dhe mund të ketë edhe pasoja dhe efekte anësore për shëndetin e pacientëve.
Shqipëria, e rrethuar nga vendet e prekura nga virusi A H1N1
Shqipëria ndodhet e rrethuar nga vendet që janë prekur nga virusi i ri vdekjeprurës H1N1, i njohur ndryshe si gripi i derrit, por fatmirësisht ende pa asnjë rast të evidentuar. Maqedonia, Greqia, Mali Zi, Serbia e Greqia janë vendet që kanë konfirmuar raste me këtë lloj gripi. Pas rritjes së shkallës së rrezikut të pandemisë së virusit të gripit A (H1N1) në 6 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, si dhe me shfaqjen e virusit në rajonin e Ballkanit, strukturat shëndetësore në vend kanë rritur vigjilencën e sistemit për përballimin e situatave të mundshme. "Aktualisht në vend nuk ka asnjë rast të prekur me virusin A (H1N1), ndërkohë që janë marrë të gjitha masat në rast të shfaqjes së tij", pohoi zv.ministri i Shëndetësisë, Arben Ivanaj. Sipas tij, "masat e ndërmarra nga strukturat shëndetësore nuk kanë ndryshuar, por në përputhje me rekomandimet e OBSH-së është rritur vigjilenca për kapjen në kohë të rasteve të mundshme". Ndërkohë, MSH qëndron në kontakte të vazhdueshme me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, me rrjetin e Rregullores Ndërkombëtare Sanitare, me institucione të shëndetit publik evropian dhe rrjetin e monitorimit ndërkombëtar të gripit, duke përditësuar kështu të dhënat mbi situatën. Specialistët e shëndetit publik kanë marrë masat e nevojshme për depistimin në kohë të çdo rasti të dyshuar, duke mbajtur kështu nën kontroll situatën. Sipas drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli, "pandemia tashmë nuk mund të ndalet, ashtu sikurse deklaroi OBSH disa ditë më parë, por qëllimi është që të kapen në kohë rastet e mundshme në vend". Ministria e Shëndetësisë ka shpërndarë tashmë qarkoren me udhëzimet përkatëse për masat e duhura, si dhe rritjen e vigjilencës. Inspektorët sanitarë në pikat e kalimit kufitar janë udhëzuar për monitorimin e rregullt të udhëtarëve, ndërsa shërbimi shëndetësor në to vazhdon përgjatë 24 orëve. Në zbatim të Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit (RNSH, 2005) dhe ligjit të luftës kundër sëmundjeve infektive, Ministria e Shëndetësisë ka udhëzuar që të gjithë udhëtarët të pyeten, nëse kanë qenë në zonat e prekura nga virusi, sipas listës bashkangjitur, e cila përditësohet vazhdimisht. Çdo inspektor sanitar, apo punonjës shëndetësor në kufi, duhet të jetë i pranishëm afër pikës së kontrollit gjatë mbërritjeve të udhëtarëve dhe të vlerësojë gjendjen e udhëtarit të referuar nga policia e kufirit, sipas përkufizimit të rastit, bashkëngjitur këtij udhëzimi dhe listës së vendeve të prekura.
Njerëzit me probleme të paraqiten vetë në Inspektoratin Sanitar
Çdo udhëtar që ka qenë në një zonë të prekur, ose ka pasur kontakt me persona me probleme respiratore, duhet të vetëparaqitet pranë Inspektorit Sanitar, i cili duhet të bëjë vlerësimin e tyre. Trajtimi i të gjithë udhëtarëve bëhet nga inspektorët sanitarë, sipas Rregullores Ndërkombëtare të Shëndetit. OBSH rekomandon që çdo nëntip i ri i virusit të influencës dhe grupime të sëmundjeve të pazakonta dhe të panjohura, duhet patjetër të raportohen pranë saj. Simptomat e gripit A (H1N1) janë të ngjashme me ato të gripit sezonal të zakonshëm, si fillimi i menjëhershëm i temperaturës, dobësia, dhimbje fyti, kolla, por vihet re dhe diarre. Pavarësisht formave të lehta të virusit, OBSH thekson se gratë shtatzëna dhe personat me probleme kronike shëndetësore janë më të rrezikuar për shkak të ndërlikimeve nga virusi dhe kanë nevojë për vëzhgim konstant nëse preken nga kjo sëmundje.
Ende nuk po zbatohen masat e ndërmarra në kufi
Megjithëse jemi në sezonin e verës periudhë në të cilën vijnë shumë emigrantë dhe turistë pikat kufitare nuk kontrollohen për persona që mund të mbartin virusin e rrezikshëm A H1N1. Nga ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur se janë marrë të gjitha masat dhe se në pikat kufitare ka ekipe mjekësh të posaçëm që do të jenë vigjilent në 24 orë kjo gjë nuk është realizuar ende. Pavarësisht deklaratave për marrjen e masave, në kufi duket se mungojnë kontrollet. Në Rinas, pasagjerët, pavarësisht se mbërrijnë nga vende të ndryshme, disa prej të cilave të prekur nga virusi nuk kontrollohen as formalisht. Në aeroport vijnë pasagjerë nga vende të ndryshme të botës ndaj dhe survejanca kërkohet të jetë e lartë. Alarmi për përhapjen e virusit A H1N1 është në nivelin e gjashtë ndaj të gjitha vendet kanë ngritur struktura të posaçme për të frenuar përhapjen e shpejtë të këtij virusi si në aeroporte ashtu edhe në pika të tjera kufitare. Në vendin tonë Ministria e Shëndetësisë i ka ngritur këto struktura por ato nuk respektojnë urdhrin e Ministrisë duke qëndruar pasiv ndaj hyrjeve dhe daljeve të pasagjerëve në pikat kufitare. Ministria e Shëndetësisë ka çelur një fond të posaçëm për të siguruar sasi të mjaftueshme Tamiflu në rast se në vendin tonë do të hyjnë persona të prekur nga ky virus. Por në fakt edhe përdorimi i Tamiflu është në diskutim pasi ende edhe në vende të tjera nuk është specifikuar nëse ai duhet përdorur dhe sjell efekte ndaj gripit, pasi ka disa hipoteza se ilaçi mund ta bëjë virusin rezistent.