Xhafaj: KQZ të numërojë 9 kutitë e Fierit, ashtu si të Fushëkuqes
Përpjekjet e Partisë Socialiste për të numëruar 9 kutitë e qarkut te Fierit me qëllim që të ruajë mandatin e 9, po intensifikohen që nga kryetari deri përfaqësuesit në Komisioni Qendror të Zgjedhjeve. Gjatë mbledhje së djeshme të KQZ, ku u debatua për numërimin e 9 kutive të Fierit, ishte i pranishëm edhe Sekretari Ligjor i Partisë Socialiste, Fatmir Xhafa, i cili kërkoi që KQZ të respektojë vendimin e mëparshëm për kutitë e Fierit.
Gjatë një prononcimi për shtyp, Xhafaj deklaroi se mandati i 9 në Fier është i vetmi pretendim i Partisë Socialiste që do ta mbrojë deri në fund. Ai gjithashtu ka dënuar vendimet e KQZ dhe të kryetarit Ristani, duke i quajtur sjelljet e tij si politike dhe në funksion të Partisë Demokratike. Ajo qe ne po kontestojmë është se si po sillet zoti Ristani. Ato janë nëntë kuti të Fierit dhe nuk janë rastësisht aty, janë aty sepse kanë qenë 4 KZAZ që janë urdhëruar nga kjo KQZ që ta ndërpresin procesin dhe kutitë ti sjellin që të administrohen nga KQZ. Atë që kërkojmë ne është pikërisht kjo, përderisa ti KQZ urdhërove në atë moment të caktuar që ti tërhiqje këto kuti, administroi ato në vazhdim. Sot jemi këtu për Fierin, dhe mandati i Fierit, është mandati jonë dhe askush nuk mund ta grabisë atë. Jo zoti Ristani, jo te dërguarit e kryeministrit në atë tavolinë, por zoti Berisha me gjithë zotërinjtë e tjerë qe ka angazhuar në këtë grabitje. Kjo race hajdutesh votash në Shqipëri, nuk mund të marri dhe nuk mund të grabisë votën e socialisteve, deklaroi Xhafa.