E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria e Transporteve ka paguar te gjitha detyrimet vendore.

Ne menyre te paturpshme, dje bashkia e Tiranes ne nje prononcim per mediat ka genjyer qytetaret e saj dhe mbare publikun, se disa institucione shteterore dhe konkretisht MPPTT-ja, jane debitore ndaj saj pasi nuk kane paguar taksat dhe tatimet vendore, njoftuan dje burimet zyrtare te Ministrise se Transporteve. "I bejme te ditur bashkise se Tiranes, se MPPTT-ja ka paguar te gjitha detyrimet e saj, por mesa duket paaftesia e bashkise se Tiranes ka pushtuar cdo hallke te saj, jo vetem ne menaxhimin e fondeve por edhe ne informimin e qytetareve", njoftojne te njejtat burime. "Ftojme bashkine e Tiranes, te beje verifikimet e saj, kesaj radhe nga njerez te afte dhe ne menyre sa me te sakte", njoftoi dikasteri i Olldashit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›