Kulica: Interpol Tirana ka arrestuar 100 persona te kerkuar
Tirane- Interpol Tirana ka arrestuar 100 persona te kerkuar me qellim ekstradimin e tyre ne Shqiperi, nderkaq jane ekstraduar 90 te kerkuar, mes te cileve persona te njohur si koka te krimi si Aldo Bare dhe Gramoz Yzeiri. Departamenti i Hetimit te Krimit, zhvilloi dje analizen e punes per 11 mujorin e ketij viti, ku merrnin pjese Ministri i Brendshem, Lulzim Basha, Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, etj. Prezantimi i analizes u be nga Zv/Drejtori i Pergjithshem per Hetimin e Krimit, Agron Kulicaj. Ai vleresoi si shume optimale treguesit e arritur gjate ketij vitit, te cilat jane rezultate krahasimisht me te mira ne raport me vitet e meparshme. Keshtu gjate ketij viti, ai tha se jane realizuar me sukses 26 operacione duke zbatuar teknikat speciale te hetimit ku gjate ketyre operacioneve jane arrestuar 15 persona. Gjate ketij viti Interpol Tirana ka arrestuar 100 persona me qellim ekstradimin e tyre drejt vendit tone. Jane shpallur ne kerkim nderkombetar 185 persona. Jane ekstraduar 90 persona, ku permden Aldo Bares, apo Gramoz Yzeiri. Numri i vrasjeve ka ardhur ne ulje dhe eshte karakteristike mbajtja e nivelit nen 100 vrasje ne vit keto vitet e fundit. Gjate vitit 2009 jane kapur 1483 persona ne kwim, ku per krimin e vrasjes, jane 78 persona. Policia shqiptare ka goditur 31 grupe kriminale te trafikut dhe shperndarjes se lendeve narkotike me 119 persona te proceduar penalisht. Gjate kesaj periudhe tha Kulicaj, jane arritur rezultate te mira ne drejtim te goditjes se rrjeteve kriminale qe merren me trafikimin e shperndarjen e heroines, duke arritur nje rritje te sasise se sekuestruar me rreth 40% krahasuar me nje vit me pare. Vendet kryesore te destinacionit per trafikun e heroines, jane Greqia dhe Italia.