Denimi, 4 vjet burg e 600 mije leke gjobe jordanezit
Tirane-Gjykata e Krimeve te Renda, denoi me burg dhe gjobe jordanezin Hamzeh Abu Rayan, i njohur si administrator i pronave te Jasin Al- Kadi ne Shqiperi. Ai eshte shpallur fajtor per fshehje te fondeve dhe pasurive te tjera qe financojne terrorizmin. Nen kete akuze, gjykata vendosi ta denoje ate me 4 vjet burg dhe 600 mije leke gjobe. Nje seance me pare per jordanezin, prokuroria kerkoi denimin e tij me 6 vite burg dhe 5 milione leke gjobe. Sipas prokurorise, Abu Rayan i ka shkaktuar shtetit nje dem prej rreth 80 mije euro. Abu Rayan, ka qene i punesuar si administrator i shoqerise "Loxhall" sh.p.k me pronar sheikun arab Jasin Al Kadi, i cili ndodhet qe nga 17 shtatori 2001 ne listen e Organizates se Kombeve te Bashkuara si i dyshuar per financimin e terrorizmit. Kjo shoqeri, nen administrimin e Abu Rayan, ne kundershtim me kerkesat e ligjit, vazhdonte prej kohesh te ushtronte aktivitetin e biznesit, nepermjet dhenies me qira te pasurive te paluajtshme. Nga hetimi gjyqesor eshte provuar se vetem ne kryeqytet, shoqeria "Loxhall" sh.p.k. ka 19 objekte, te cilat jane dhene me qira, ku te gjitha pagesat per keto aktivitete jane kryer kesh dhe nuk kane kaluar nepermjet sistemit bankar. Sipas akuzes ne teresine e provave te administruara ne kete proces gjyqesor, provohet se i pandehuri ka fshehur te ardhurat dhe fondet e kesaj shoqerie.