Reagimi per cmimin, OSSH kufizime te qellimshme
Operatori i Shperndarjes se Energjise eshte fajesuar dje nga ministri i Energjetikes, Dritan Prifti se po ben kufizime te qellimshme te energjise. "Nga informacionet qe kam marre ditet e fundit, rezulton se OSSH po ben stakime, te cilat nuk duhet te behen. Do te kete furnizim 100 per qind per konsumatoret dhe nuk mund te kete ndeshkim kolektiv",- tha Prifti.
Kontrata
Ne nje dalje publike per mediat, Prifti i ka kerkuar kompanise ceke "CEZ" qe eshte dhe pronari i ri OSSH-se, qe te mos beje kufizime te energjise per qytetaret, ashtu sic po vihet re ditet e fundit ne disa zona te vendit. Sipas tij, ne kontraten me shtetin shqiptar, investitori ka marre persiper te furnizoje pa nderprerje me energji qytetaret dhe ne rastin e mosshlyerjes se detyrimeve, te beje nderprerje individuale. "Nga informacionet qe kam marre ditet e fundit, te cilat dhe i kam verifikuar, me del qe OSSH-ja ne nje menyre te padrejte eshte duke bere stakime dhe per zona te tjera ne Shqiperi, per te cilat nuk duhet te beje stakime",-tha Prifti. Sipas tij marreveshja me OSSH-ne synon qe te kete furnizim 100% per te gjithe konsumatoret. "Ne qofte se kane pakenaqesi ne lidhje me rritjen e cmimit te energjise nuk mund te reagojne duke nderprere energjine elektrike, sepse ne kete nuk do ta lejojme", theksoi ministri Prifti. Gjithashtu Prifti i eshte pergjigjur dhe ultimatumit te kompanise "CEZ" lidhur me vendosjen e afatit nje javor per shlyerjen e detyrimeve te prapambetura te energjise se institucioneve shteterore, nje borxh qe sipas OSSH-se arrin ne rreth 3 miliarde leke. Sipas Priftit, qeveria eshte gati ta paguaje kete shume, pasi ajo te njihet nepermjet nje rakordimi mes kompanise dhe institucionit debitor.
Reagimi i OSSH
Menjehere pas deklarates se ministrit Prifti, OSSH ka reaguar, se nuk po aplikon kufizime te qellimshme dhe do te furnizoje te gjithe vendin me energji per festat e fundvitit. "Ne reagim te pohimeve te sotshme te ministrit te Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes, OSSH deklaron se nuk ka ndermarre asnje fushate ndeshkimesh kolektive kundrejt konsumatoreve te vet dhe as rritje te pagesave afrofe, ne rastet kur konsumatoret nuk disponojne matese te rregullta". Sipas burimeve zyrtare te kompanise ceke, "OSSH" iu ka dhene urdher te gjitha agjencive te veta ne te gjithe territorin e vendit, qe jo vetem te punojne intensivisht per te siguruar pa shkeputje furnizimin me energji elektrike, por madje te bejne edhe rilidhjen e nderprerjeve te kryera kundrejt te gjithe debitoreve, me qellimin qe vecanerisht ne periudhen e festave te fundvitit, te mos kete mungesa te furnizimit me energji elektrike. Te njejtat burime pohuan se, OSSH eshte duke punuar intensivisht qe t'u ofroje konsumatoreve te vet sherbim cilesor, edhe pse ne kushte te nje rrjeti te amortizuar dhe me nevoja te vazhdueshme investimesh. Gjithashtu OSSH kundershton me force, se nuk eshte duke perdorur ndeshkime kolektive te konsumatoreve dhe thekson se eshte duke punuar qe te siguroje furnizim cilesor per te gjithe periudhen e festave te fundvitit.