Ministria e Transportit: Akset rrugore në veri-lindje, kalohen vetëm me zinxhirë
Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit njofton se gjatë ditës së djeshme dhe gjatë natës, në pjesën veriore, verilindore dhe lindore ka pasur reshje të dendura dëbore, që herë pas here ka shkaktuar bllokim të përkohshëm të rrugës. Është punuar gjatë gjithë kohës për zhbllokimin e tyre. Është i bllokuar segmenti Fushë ArrëzIballë KukësShishtavec, kilometri i 11 ka pasur shembje të skarpatës, që ka shkaktuar bllokimin e rrugës për një orë.
Ndërsa në aksin KurbneshLurë bora ka arritur deri 1 metër, segmenti është i bllokuar. Kanë dërguar mjetet për ta zhbllokuar. Qafa e DregalicësStëblevë është i bllokuar, LibrazhdStëbleve, pjesërisht i bllokuar. Trashësia e dëborës në aksin Berat-Çorovodë ka arritur në 1 metër, janë aktivizuar 10 shkarje. Rruga funksionon me një kalim. Për momentin kalohet me zinxhirë në akset, Rruga e Dardhës. Në të gjithë aksin KlosPeshkopi, Komuna e DajtitQafë Mollë, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Transporteve.
Last Updated on E Hene, 01 Shkurt 2010 21:23