E Diel, 1 Nëntor 2026

Peugeot-Citroen, kërkon ti kthehen 100 mijë makina

Këto automjete janë prodhuar në Republikën Çeke së bashku me ato të Toyota-s dhe kanë rezultuar me probleme në pedalen e gazit.Zëdhënësi i firmës franceze Jean Marc Sarret bën të ditur se deri tani nuk ka ndodhur asnjë aksident si pasojë e pedales së gazit.Sarret thotë se të gjithë pronarët e makinave të prodhuara mes viteve 2005 - 2009 do të njoftohen më postë elektronike për ti kthyer mbrapsht ato.Mendohet se rreth 10 për qind e makinave të prodhuara kanë problem me pedalen e gazit.Dy të tretat e fabrikës që ndodhet në Kolin janë në pronësi të firmës franceze, ndërsa një e treta që është në  pronësi të Toyota-s prodhon 330 mijë makina në vit.Prodhuesi më i madh i makinave në botë, Toyota, si pasojë e problemeve në pedalen e gazit kërkon mbrapsht rreth shtatë milion makina nga Amerika, Evropa dhe Azia.                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›