Ministria e Tregtisë dhe Industrisë u vendos në objekt publik
Prishtinë - Me përurimin e objektit të rinovuar të Mensës së Studentëve, në të cilin u vendos Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, është përmbyllur faza e parë e Planit strategjik për vendosjen e institucioneve qeveritare në objekte pa qira.
Ky plan strategjik ka pasur për bazë vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e institucioneve qeveritare në objekte publike, për të kursyer buxhetin e Republikës së Kosovës nga shumat e mëdha të pagesave të qirave.
Me dorëzimin e këtij objekti të rinovuar, Plani strategjik është realizuar përafërsisht 95%. Ministri i Ministrisë së Shërbimeve Publike, prof. dr. Arsim Bajrami, tha me këtë rast se, “objekti i cili është përuruar sot, është rinovuar në atë mënyrë që të reflektojë transparencë të plotë, në raport me qytetarët, ndërsa arkitektura dhe dizajni modern, i bërë nga stafi i Departamentit të Shërbimit të Inxhinieringut dhe Menaxhimit të Ndërtesave, krijon kushte komode për nëpunësit e administratës shtetërore, që do të vendosen këtu”. Me këtë rast, ministri Bajrami, çelësat e objektit të rinovuar ia dorëzoi z. Lutfi Zharku, ministër i Ministrisë së Tregtisë dhe të Industrisë.
Ministri Zharku e vlerësoi të rëndësishëm faktin se stafi i Ministrisë së tij tashmë do të ketë kushte të favorshme pune, e kjo do të ndikojë pozitivisht edhe në sukseset e kësaj ministrie. Plani strategjik për vendosjen e objekteve qeveritare në objekte publike do të vazhdojë në vitin 2009, me fazat e tjera, deri në realizimin e tërësishëm të tij.