Planet BE-Brazil për të dalë nga kriza
Paris - Presidenti francez dhe njëkohësisht kryetari i rradhës së presidencës së BE-së, Nikola Sarkozi (Nicolas Sarkozy) dhe homologu i tij brazilian, Luiz Injacio Lula da Silva ( Luiz Inácio Lula da Silva ), kanë rënë dakord për një bashkëpunim të BE-së me Brazilin në luftën kundër krizës financiare. Gjatë një takimi që liderët zhvilluan kokë më kokë, të dyja palët shprehën besimin se kriza mund të përballohet nëse ekonomi të ndryshme bashkëpunojnë me dhe ndihmojnë njëra tjetrën. Qëndrimet e dy palëve janë aq të afërta sa që ky synim mund të arrihet që në prill në samitin e G20-ës që zhvillon punimet në Londër, theksoi Sarkozi. Kjo aleancë është shprehje e përpjekjeve të palëve për partneritet strategjik.