Thaçi: Plani gjashtëpikësh nuk ekziston
Prishtinë -Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi ka deklaruar edhe një herë se plani gjashtë pikësh i miratuar nga Këshilli i Sigurimit nuk ekziston. Sipas Thaçit, plani në fjalë nuk ekziston në asnjë dokument, nuk ekziston në asnjë tryezë, nuk ekziston as në vokabularin e asnjë politikani dhe në asnjë rrethanë si prioritet i Kosovës dhe as i ndërkombëtarëve.
Në një intervistë për radion Evropa e Lirë, Thaçi ka shpjeguar se plani gjashtë pikësh është i përfshirë në raportin e dokumentit të sekretarit Ban Ki-Moon, siç është i përfshirë edhe dokumenti i institucioneve të Republikës së Kosovës. “Në kuptimin obligativ, do të thotë nuk ekziston”- ka theksuar ai.
“Ndërsa, kemi edhe deklaratën presidenciale të Këshillit të Sigurimit, që është një deklaratë shumë e përgjithshme, prandaj kjo çështje e gjashtëpikështit është çështje e mbyllur, është çështje që nuk do të jetë në rend të ditës në të ardhmen në Kosovë”-ka deklaruar Thaçi.
Institucionet e Republikës së Kosovës, sipas Thaçit, do ta respektojnë në përpikëri dokumentin e presidentit Ahtisaari dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës, ndërsa ka paralajmëruar bisedime me të gjithë njerëzit legjitim në Kosovë, por assesi me njerëzit që shkelin ligjin.