Sejdiu: I gatshëm të bisedoj me Beogradin, por jo për statusin
Prishtinë - Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu i tha Zërit të Amerikës se është i gatshëm të takohet me udhëheqësit e Serbisë për të biseduar për temat që janë në interes të dy vendeve sovrane. Por, ai tha se asnjëherë nuk do të të hyj në bisedime për tërësinë tokësore, statusin e Kosovës apo problemet e brendshme të saj. Presidenti Sejdiu shpreh mbështetjen e plotë për praninë ndërkombëtare, e cila sipas tij nuk mund të jetë e paanshme ndaj statusit të vendit.
Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se viti 2008 ishte vit i pavarësisë së Kosovë, përmbushje e aspiratave shekullore të shqiptarëve nëpërmjet një procesi të bashkërenduar më komunitetin ndërkombëtarë. Pavarësia është njohur nga 53 vende dhe njohje të reja thotë ai priten edhe në vitin që po vjen. Pjesa e dytë e këtij viti ishte edhe periudhë e sfidave të shumta përfshirë edhe bashkëpunimin me praninë civile ndërkombëtarë në Kosovë.
“Kishte dilema të veçanta në pjesën e dualizmave ekzistuese mes dy misioneve ndërkombëtare dhe një anashkalim të themi i padrejtë i Kosovës në një proces të marrëveshjeve me Beogradin për Kosovën. Ne e kemi thënë se ajo marrëveshje është e papranueshme. Është shumë me rëndësi që kemi argumentuar në mënyrën më të mirë të mundshme qasjen e Kosovës për të mbështetë shtrirjen e EULEX-it në Kosovë, për t’i dhënë bashkëpunimin mekanizmave të EULEX-it por në të njëjtën kohë për të pasur po ashtu të pa cenueshëm indin e saj themelor, flas shtetësinë e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin e saj”.
Beogradi ka bërë thirrje ndërkaq për zbatimin e një marrëveshjeje të arritur me Kombet e Bashkuara për shtrirjen e EULEX-it në Kosovë.
Presidenti Sejdiu thotë se gjashtë pikshi, i përfshirë në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara bashkë me qëndrimet e Prishtinës nuk është një dokument detyrues. Presidenti Sejdiu tërheq vërejtjen se EULEX-i nuk mund të jetë neutral ndaj zhvillimeve në Kosovë. Rezoluta 1244 sipas tij mbetet në një simbolikë.
“Natyrisht Rezoluta 1244 asnjëherë nuk ka qenë dokument kundër pavarësisë së Kosovës. Borxhi i saj ka qenë për të krijuar një situatë të re reale praktike e cila realisht është prezantuar edhe në këshillin e Sigurimit. Kini parasysh edhe raportet e përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm se është ndërtuar një realitet i ri, Kosova ka hyrë në një fazë të re dhe se ky dokument është realisht i tejkaluar. Por meqë korniza po e quajmë ndërkombëtare në vrojtimet e tyre e lyps edhe një periudhë shumë simbolike të përmendjes së saj do të thosha se mund të kombinohet në ato aspekte. Por, ajo që ne themi esencialisht, Kosova ka hyrë në një kualitet të ri, prandaj është tepër e nevojshme që të evaluohet kjo që ne kemi arritur pra një Kosovë sovrane e të pavarur, natyrisht me sfidat që ka çdo shtet në lindjen e vet".