Ministria e brendshme trajnim kundër trafikut njerëzor
Lufta kundër trafikut në njerëz kthehet në fokus të ministrisë së brendshme. Në një projekt të përbashkët ministria e brendshme dhe ajo e punëve të jashtme kanë nisur trajnimin 3 ditor me konsujt tanë jashtë vendit dhe oficerëve të kontaktit mbi praktikat konsullore në luftën kundër trafikimit në njerëz.
Në start të këtij trajnimi, zv.ministrja e brendshme Iva Zaimi deklaroi se në këtë drejtim është rritur bashkëpunimi me vendet mike ndërsa sipas saj ky trajnim do të ndihmojë shpjegimin në detaje të procedurave që duhen ndjekur kundër trafiqeve njerëzore.
Ky trajnim konsistuan në përcjelljen e informacionit lidhur me kuadrin ligjor e institucional të luftës kundër trafikimit në njerëz, tendencave të reja në kontekstin e liberalizimit të vizave, bashkëpunimit rajonal dhe rolit të oficerëve ndërlidhës, njohjes më të zgjeruar të instrumenteve ndërkombëtare si dhe njohjes me Procedurat Standarde të Veprimit për Identifikimin dhe referimin e viktimave të mundshme të trafikimit.