E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durrës, sekuestrohet mbi 200 drogë në port

Lënda narkotike do të trafikohej për në shtetin italian, ndërsa është arrestuar në flagrantë shoferi i kamionit. Policia bëri me dije se ka përfunduar në pranga shtetasi Besnik Yzeiraj, 38-vjeç, me banim në Durrës.

Droga u gjet nga policia e portit e fshehur brenda kamionit, e ndarë në 114 pako. Kamioni po kryente procedurat e zakonshme të kalimit ku do të shkonte në Itali me një nga tragetet e linjës Durrës-Bari. Droga dhe kamioni u sekuestruan, ndërsa burri gjendet prapa hekurave. Policia po heton për të zbuluar një rrjet të mundshëm të trafikut. /Start/

                                                                                             2011-12-14 12:35
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›