Goditet grupi kriminal, vodhi 13 makina
Për rastin, po procedohen 3 shtetas. Nga aksioni i policisë u arrestua Romeo Tufa, 19-vjeç, i dënuar më parë për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, si dhe është shpallur në kërkim shtetasi Dorian Xhoxhaj, 21-vjeç, banues në Berat, i dënuar më parë për vjedhje.
Ndërkohë, i përfshirë në këto vjedhje është edhe shtetasi Halil Xaka, 30-vjeç, i dënuar më parë për vjedhje, vjedhje me armë të automjeteve, banesave e lokaleve, si dhe trafikim të qenieve njerëzore. Ky shtetas aktualisht është i arrestuar nga policia e Bulqizës.
Policia ka dokumentuar deri më tani 13 vjedhje automjetesh të ndryshme kryesisht në Tiranë, përgjatë periudhës prill-dhjetor të këtij viti. Vazhdon puna hetimore për dokumentimin e veprave te tjera penale te kryera nga këta shtetas. “Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan në rrethet Berat, Lezhë dhe Laç, 3 (tre) mjete të markës “Ford“, një mjet “Benz“, një mjet “Benz furgon“, dy mjete të markës “Volzvagen Golf“, 3 targa mjetesh, një leje qarkullimi e mjetit me targa TR 9482 A, katër telefona celularë etj”, bëri me dije policia.
Materialet hetimore të përpiluara në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. /S.Ll/Start/
2011-12-14 12:35