Durrës, burg për jetë për vrasësin e trefishtë

Gjykata e Shkallës së Parë të këtij Qarku, dha sot këtë masë dënimi për shtetasin Arjan Çela, i cili është shpallur fajtor për tre vrasje në rrethana cilësuese.
Ngjarja ndodhi janarin e vitit të shkuar në qytetin bregdetar, ku mbetën të vdekur shtetasit Luan Curri, 45-vjeç, Ani Curri, 19-vjeç, dhe Edmond Shemsi, 49-vjeç. Vrasësi, i cili qëlloi mbi ta me breshëri automatiku, u kap 24 orë më vonë nga forcat e policisë së Vlorës.
Trupi gjykues i drejtuar nga Ervin Metalla e ka deklaruar fajtor për “vrasje në rrethana cilësuese” të pandehurin Çela, si dhe për veprën penale të “armëmbajtjes pa leje”. /Start/
2011-12-14 12:31