Ministria e shpall konkursin për aktivitetet kulturore 2010

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka shpallur konkurs për projektet kulturore-artistike të vitit 2010.
Në këtë konkurs mund të konkurrojë kushdo që ka dëshirë. Ju vetëm duhet ta përgatitni projektin, ta dërgoni në vendin e duhur dhe të pritni përgjigjen nëse projekti juaj është pëlqyer nga zyrtarët e Ministrisë së Kulturës.
Në një komunikatë për media, Ministria e Kulturës ka bërë të ditur se pjesë e këtij konkursi mund të jenë projektet kulturore-artistike individuale dhe projektet kulturore-artistike grupore (festivalet, bienalet, panairet, ekspozitat dhe manifestimet tjera) me karakter kombëtar dhe ndërkombëtar nga të gjitha fushat e artit.
Përmes këtij konkursi, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit synon të mbështesë projekt-idetë me karaktere të ndryshme, duke filluar nga ai profesional, të cilat me kualitetin e tyre formal dhe përmbajtësor, i respektojnë standardet krijuese evropiane e botërore; pastaj promovues, të cilat kanë për qëllim paraqitjen dhe integrimin e artistëve vendorë në skenën artistike ndërkombëtare; stimulues, të cilat kanë për qëllim evidentimin e talenteve të reja me ide të veçanta kreative; tradicional, përmes të cilave do të promovoheshin vlerat e trashëgimisë sonë kulturore; pastaj inovativ, të cilat, me formën, përmbajtjen, frymën dhe mënyrën e realizimit të tyre, paraqesin risi për ambientin tonë krijues; kritik, të cilat me formën dhe përmbajtjen e tyre nxisin debat dhe diversitet artistik; si dhe karakter praktik, përmes të cilave do të evidentoheshin dhe formësoheshin kapacitetet krijuese profesionale.
Në kuadër të këtij konkursi, me projekt-idetë e tyre kreative, mund të konkurrojnë institucionet kulturore publike, institucionet kulturore private, OJQ-të me karakter kulturor, individët dhe grupet e ndryshme të artistëve, thuhet në komunikatë.
Nga ky konkurs MKRS ka përjashtuar projektet filmike, të cilat mund të gjejnë shprehje në kuadër të konkursit të Qendrës Kinematografike të Kosovës, si dhe botimet, të cilat mund ta shfrytëzojnë hapësirën në kuadër të konkursit të MKRS-së për botimin e librave.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit , para së gjithash, ka deklaruar se do të mbështesë projektet kulturore-artistike me karakter profesional, të cilat janë në përputhje me politikat e saj kulturore.
Ata që mendojnë se kanë potencial të organizojnë ndonjë aktivitet kulturor apo kanë ndonjë ide për zhvillimin kulturor-artistik në Kosovë mund ti dorëzojnë projektet konkurruese, të cilat duhet të shoqërohen nga të dhëna konkrete, të tilla si: emri i projektit, bartësi i projektit, partnerët e projektit, karakteri i projektit, përshkrimi i hollësishëm i projektit, qëllimet e projektit, vendi dhe koha e realizimit të projektit, si dhe plani i detajizuar financiar.
Projektet duhet të dorëzohen në 3 (tri) kopje në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit/Departamenti i Kulturës në zyrën Nr. 14. Afati i dorëzimit të projekteve fillon nga dita e shpalljes publike të këtij konkursi dhe përfundon më 15 janar 2010, thuhet në komunikatën e ministrisë. Po ashtu bëhet e ditur se projektet konkurruese duhet të realizohen brenda vitit 2010.