E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministria per here te pare sherbim detoksifikimi

Diskutohet drafti Qendra rehabilitimi dhe terapie ditore ne spitalet rajonale

Nje draft i ri qe eshte ende ne faze diskutimi do te sjelle themelimin e nje qendre kombetare polivalente te drogave.

Por jo vetem kaq. Sipas ketij projekti qe po diskutohet fillimisht nga eksperte te fushes kerkohet edhe ngritja e sherbimeve per terapine zevendesuese ne spitalet rajonale.

Ministri i Shendetesise Petrit Vasili mori pjese ne seminarin kombetar per trajtimin dhe kujdesin ndaj drogave ne kuader te rishikimit te Strategjise Kombetare Antidroge dhe hartimit te nje strategjie te re. Sipas te dhenave zonat me me shume rrezik dhe me problematike mbeten ne qytete si Durres Shkoder Vlore Berat Elbasan. Strategjia Kombetare e Luftes kunder Drogave ajo ekzistuese si dhe strategjia e re qe do te hartohet jane nje manifestim i angazhimit te qeverise shqiptare per ta luftuar kete fenomen si dhe per tu asistuar individeve apo grupe individesh te prekur nga shperndarja ilegale e drogave tha ministri i Shendetesise Petrit Vasili. Sipas tij ne luften kunder drogave shendetesia mund te jete e suksesshme vetem nese koordinohen perpjekjet ato te qeverise shoqerise civile dhe partnereve nderkombetare.

Ky draft i ri perfshin masa te politikave shendetesore ashtu edhe ngritje sherbimesh te reja qe fillojne me qendren kombetare polivalente te drogave e pershkallezohen me tej me sherbime te detoksifikimit neper spitalet rajonale e qendra ditore te terapive zevendesuese dhe te reduktimit te demit. Kjo strategji duhet te bazohet ne kombinimin e masave te marra ne fushen e parandalimit ne nivel paresor dytesor dhe terciar kurimit rehabilitimit identifikimit te gupeve ne rrezik si dhe ne minimizimin e rreziqeve perfshire ketu parandalimin e HIV/AIDS dhe hepatiteve virale.

Takimi i zhvilluar dje fokusohej ne vleresimin e permbushjes se objektivave dhe masave te parashikuara ne Strategjine Antidroge 2004-2010 si dhe planin e veprimit ne funksion te kesaj strategjie te arritjeve dhe sfidave dhe do te finalizohet me hartimin e draftit te strategjise se re per kontrollin e droges.

Gjithashtu nje nga sfidat me te cilat duhet te perballemi eshte promovimi i nje stili te shendetshem jete me popullate target femijet dhe te rinjte dhe theksimi i rrezikut te perdorimit te droges se paligjshme si dhe aktivitete te shumta gjitheperfshirese sistematike dhe afatgjata per te maksimalizuar efektin parandalues dhe njekohesisht programe per reduktimin e demeve ndaj drogave ka theksuar ministri Vasili.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›