Sot ne Tirane me stermbesen e Garibaldit
Programi i aktiviteteve te organizuara nga Instituti Italian i Kultures ne Tirane per te festuar 150-vjetorin e Bashkimit te Italise do te perurohet nga Anita Garibaldi stermbese e heroit te dy boteve me nje konference te mbajtur ne gjuhen italiane me teme Garibaldi dhe liria e popujve. Anita Garibaldi pasardhese e Giuseppe Garibaldi me gjysh Ricciotti dhe baba Ezio Garibaldi eshte gazetare dhe publiciste. Ajo ka studiuar dhe punuar ne Itali dhe jashte saj. Prej vitesh kryen aktivitete kulturore dhe sociale per Komunitetin Europian dhe per ente te ndryshme private. Ajo eshte kujdesur gjithashtu per shume publikime me teme sociale midis se cilave Gruaja e Gjeneralit qe ka si objektiv perhapjen e rezultateve te kerkimeve historike te permbushura nga autorja ne Ameriken e Jugut mbi jeten e stergjyshes se saj me te njejtin emer Anita Garibaldi. Ne vitin 2003 ka shkruar Te lindura ne det nje sage historike qe mbulon 150 vjet ngjarje italiane te ndodhura ne tri breza garibaldiane. E nderuar nga Republika Italiane ne vitin 1999 me Cmimin per Merita te Vecanta qe prej viti 2004 ben pjese si Presidente Nderi e Komitetit Promotor per dyqindvjetorin e lindjes se Giuseppe Garibaldi i themeluar ne Nizza.