Ministria ruse e Mbrojtjes: Dorëzohen brenda 24-orësh 694 ushtarë ukrainas të strehuar në Azovstal

Ministria ruse e mbrojtjes ka njoftuar se 1 mijë luftëtarë ukrainas të strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal të Mariupolit tani janë dorëzuar. Sipas BBC, ministri Sergei Shoigu ka bërë me dije se gjatë 24-orëve të fundit janë dorëzuar 694 luftëtarë nga ushtria ukrainase dhe batalioni Azov.
“Totali i atyre që janë dorëzuar tani është 959, këtu përfshihen edhe 265 që tha se lanë në evakuimet e para të hënën”, tha ministri. Ata që largohen nga fabrika e çelikut po dërgohen në territorin e kontrolluar nga Rusia.
/rtsh.al/