E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrite harrojne analizat vjetore

Ekzekutivi po humb traditen e permbledhjeve vjetore te fundvitit

Ekzekutivi shqiptar duket se e ka humbur traditen e analizes se punes se cdo dikasteri ne fund te vitit. Kjo permbledhje e cila paraqitej nga kreu i institucionit dhe jepte ne menyre kronologjike performancen e dikasterit ne nje vit dhe shpallte objektivat per vitin e ardhshem sa po vjen dhe po zhduket si tradite. Ndonese na ndajne edhe pak dite nga mbyllja e vitit 2011 asnje nga ministrite dhe institucionet ne vend nuk kane paraqitur nje permbledhje te tille. Duke nisur nga viti 2005 tradita e paraqitjes se performances dhe objektivave te ministrive u be pothuajse me detyrim nisur nga fakti se sipas kreut te qeverise Berisha analiza e sukseseve dhe deshtimeve te cdo ministrie do te ishte percaktuese per vleresimin e vete titullareve te dikastereve. Por duket se pas marrjes se nje mandati te dyte qeverises ne qershor te 2009-s kabineti Berisha eshte bere me pak i perqendruar per te kryer permbledhje dhe analiza te tilla. Kjo duket se ka ardhur edhe nga fakti se kabineti qeveritar duket i stabilizuar dhe te pakten ne muajt ne vijim nuk pritet te kete ndryshime qeveritare ne sfond.

Tradita

Fundviti ose edhe fillimi i vitit te ardhshem per nje kohe te gjate edhe pas 2005 shihej si koha ne te cilen ministrite dhe institucionet qendrore paraqisnin nje analize te punes se tyre. Kjo analize tregonte ne menyre te qarte edhe arritjet ose mosarritjet qe institucioni kishte kryer gjate nje viti dhe sherbente si kohe ne te cilen shpreheshin edhe objektivat e arritjeve per vitin e ardhshem. Ne fillim te marrjes se mandatit te pare qeverises kjo tradite u theksua dhe per faktin se ende nuk ekzistonte nje kabinet i konsoliduar qeveritar dhe per pasoje ministrat duket se vendoseshin ne nje gare ne lidhje me arritjet qe secili prej tyre kishte shenuar ne nje vit. Por pas marrjes se nje tjeter mandati qeverises ne veren e vitit 2009 formatimi i kabinetit qeveritar u be pa shume ndryshime dhe konsolidimi i figurave te cilat qendronin ne ekzekutiv solli edhe nje zbehje te paraqitjes se analizave vjetore duke e bere kabinetin dembel per te bere analiza te tilla.

Qeveria

Pak dite me pare kryeministri Berisha beri te qarte se ai nuk kishte asnje shtyse qe te bente ndryshime qeveritare gjate muajve te ardhshem. Ne menyre te prere kreu i qeverise theksoi se kabineti kishte funksionuar mire dhe se ai ndiqte filozofine se ky kabinet duhet te ishte i qendrueshem. Ky vleresim i kreut te ekzekutivit duket se ka bere qe ministrat te cilet sot jane pjese e kabinetit te jene me te sigurt ne lidhje me qendrimin e tyre ne poste dhe te mos kene shume nevoje te bejne publike edhe rezultatet e punes se tyre gjate nje viti. Por qendrimi i kryeministrit per nje qeveri stabel dhe per vendosjen e pak figurave ne postet ministrore jo rralle ka ngjallur reagim nga vete perfaqesuesit e PD-se po keshtu edhe aleatet e kesaj force politike. Kundershtaret e ketij qendrimi jane shprehur se nuk eshte e udhes qe postet qeveritare te mbahen ne menyre te vazhdueshme nga te njejtet njerez. Sipas tyre ky qendrim krijon pakenaqesi nga njera ane dhe siguri te tepruar nga ana tjeter per ata deputete qe jane perzgjedhur per te qene ne ekzekutiv.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›