Stefanoviç: Bisedimet me Kosovën, pas Vitit të Ri
“Bisedimet me Kosovën, do të mbahen pas Vitit të Ri”. Ka qënë ky konfirmimi i dhënë nga Kreu i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanoviç, vetëm nëse “pala tjetër ndryshon qëndrimin e saj rreth Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”.
Sipas të gjitha gjasave, pas Vitit të Ri do të vazhdojmë negociatat me Prishtinën. Por, për të ardhur tek një gjë e tillë, duhet të qartësohet situata rreth Rezolutës 1244, ka thënë Stefanoviç.
Gjatë një interviste për mediat serbe, Stefanoviç thekson se pala serbe kërkon përfshirjen e Rezolutës së OKB-së në përfaqësimin e Kosovës.