Siri, mbërrijnë vëzhguesit e Ligës Arabe
Skuadra e parë e 50 vëzhguesve të Observatorit të Ligës arabe ka mbërritur në Siri. Vëzhguesit do të vendosen në Homs, qyteti rebel nën shënjestrën e forcave besnike të presidentit Bashar al Assad.
Sipas opozitës, një ditë më parë rreth 30 persona janë vrarë në Homs si pasojë e dhunës së ushtruar nga forcat e sigurisë. Lajmin e konfirmon shefi i vëzhguesve, gjenerali sudanez Mustafa al-Dabi.
Do të drejtohemi për në Homs. Autoritetet siriane deri tani kanë qenë shumë bashkëpunues, ka thënë ai.