Ministritë për 2011, buxhet me prioritet sektorin e turizmit
19/08/2010 Kryeministri Sali Berisha analizon zhvillimin e sezonit turistik
Të gjitha ministritë do të kenë turizmin si një ndër prioritetet kryesore të tyre për vitin e ardhshëm. Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë që gjatë hartimit të buxhetit për vitin 2011, ministritë të kryejnë riorientimin e resurseve buxhetore drejt industrisë turistike dhe turizmit. Kreu i qeverisë, duke marrë në konsideratë rritjen e turistëve gjatë këtij viti, ka vlerësuar këtë sektor si një ndër më të rëndësishmit e ekonomisë shqiptare. “Turizmi është bërë me një shpejtësi marramendëse, një ndër degët më kryesore të kësaj ekonomie dhe kjo brenda një kohe shumë të shkurtër. Këtë vit rritja e vizitorëve krahasuar me vitin 2004 mund të arrijë në 12 herë. Ky do të jetë viti i parë në historinë e këtij vendi, që Shqipëria ka pritur më shumë vizitorë se çka banorë brenda saj”, - ka thënë ai. Berisha tha se duhet parashikohet çdo problem që lidhet me turizmin.