Koncert gala dhe ekspozitë për Nënë Terezën
19/08/2010 Janë tre prej zërave më të mirë lirikë shqiptarë që do të nderojnë figurën e Nënë Terezës me një koncert gala në përvjetorin e lindjes së saj.
Adrian Xhema (tenor), Gëzim Myshketa (bariton) dhe Armaldo Kllogjeri (tenor) do të prezantohen sonte në një koncert në Amfiteatrin e Durrësit. Udhëheqës Artistik i aktivitetit është Burhan Spahiu, ndërsa dirigjent Petrika Afezolli. Koncerti organizohet nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Po me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës, ashtu siç është bërë tashmë traditë çdo vit, është çelur këto ditë edhe një ekspozitë para Kuvendit.
Në të prezantohen materiale fotografike, biografike dhe historike që sjellin Nënë Terezën më afër njerëzve. Ekspozita është realizuar veç të tjerash me mbështetjen e familjes së Marie Krajës, e cila ka mundësuar njohjen më të mirë të jetës së humanistes.