E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrja Franceze Kristine Lagard shefja e re e FMN-së

SHBA- Ministrja Franceze e financave Kristine Lagard është zyrtarisht shefja e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ajo arriti të marrë mbështetje të gjerë duke lënë pas kandidaturën e meksikanit, Agustin Karstens. 55-vjecarja bëhet kështu gruaja e parë që drejton FMN-në ndërsa ka arritur të marrë mbështetjen e Shteteve të Bashkaura të Amerikës, Europës, Kinës dhe Rusisë. 

Lagarde vjen në këtë detyrë pas arrestimit të ish shefit të FMN-së, Dominik Shtros Khan i cili akuzohet në Shtetet e Bashkaura të Amerikës për dhunë seksuale. Ardhja e Lagarde në këtë detyrë vjen në një kohë që një pjesë e mirë e vendeve perëndimore po kalojnë një krizë financaire, ku më e theksuara është ajo në Greqi, por edhe vende të tjera si Portugalia, Spanja apo Irlanda e Veriut janë detyruar ti shtrijnë dorën FMN-së për ndihmë. 

Në këtë mënyrë detyra e rëndësishme e kreut të FMN-së qendron sërish në Francë, ndërsa disa vende në zhvillim kryesisht latine kishin kërkuar që ky post të mos mbahej më nga një vend europian. Tashmë Lagarde i duhet të bindë edhe vendet e tjera që vëmendja e Fondit Monetar Ndërkombëtar nuk është e përqendruar vetëm në Europë. 

“Talenti i vecantë i Lagarde dhe eksperianca e gjërë e saj do të na ofrojë një lidership të vyer për këtë institucion të rëndësishëm në këtë kohë kritike për ekonominë globale, u shpreh sekretari amerikan i thesarit, Timothi Gajtner.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›