E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja Ibrahimaj në “Mirëmëngjes Shqipëri”: Java e Sipërmarrjes, ngjarje e rëndësishme për ekonominë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, ishte e ftuar këtë mëngjes në emisionin “Mirëmëngjes Shqipëri” në RTSH 1, ku foli për zhvillimet më të fundit ekonomike dhe rëndësinë e Javës së Sipërmarrjes.

Ibrahimaj e cilësoi Javën e Sipërmarrjes si një ngjarje shumë të rëndësishme për të gjithë aktorët ekonomikë në vend, duke theksuar se inovacioni mbetet në qendër të zhvillimit ekonomik dhe një prioritet kryesor i qeverisë.

Ministrja u ndal edhe te bashkëpunimi me investitorët e huaj, duke deklaruar se vitet e fundit është rritur ndjeshëm bashkëpunimi me kompani ndërkombëtare, ndërsa theksoi se Shqipëria ka një avantazh të madh falë aftësive të shkëlqyera komunikative të forcës së saj punëtore.

“Java sipërmarrjes është një seri eventesh dhe kemi filluar të organizohemi që prej dy vitesh dhe është një javë që në të gjitha vendet e botës ka një fokus të veçantë drejtë sipërmarrjes në të gjitha format e saj. Ne e filluam herën e parë në vitin 2023, organizuam për herë të parë në 63 vende ku ishin të përfshirë startup, sipërmarrës, mentor, përfaqësues nga të gjithë sektorët për të diskutuar për çështje që për sipërmarrjen në Shqipëri kanë vlerë. Këtë javë do të këtë një numër të lartë eventash, nga bota e sipërmarrjes brenda vendit por dhe jashtë. Gjatë kësaj jave do të lancojmë dy raporte, njëri për performancën e sektorit ICT i përqendruar tek punësimi dhe tjetri i gjithë sistemin e startup dhe është hera e parë që këto dy raporte bëhen për Shqipërinë”, u shpreh Ibrahimaj.

Një pjesë e intervistës iu kushtua edhe marrëdhënieve me Italinë, vend me të cilin, sipas ministres, bashkëpunimi ekonomik është tashmë i konsoliduar. “Ekonomia është lidhja që e forcon edhe më shumë marrëdhënien mes dy vendeve”,  u shpreh ajo.

Lidhur me marrëveshjen e pensioneve Shqipëri–Itali, Ibrahimaj njoftoi se nga 1 korriku marrëveshja ka hyrë zyrtarisht në fuqi, dhe gjatë kësaj periudhe janë regjistruar rreth 1500 aplikime nga qytetarë që përfitojnë nga skema e re.

“Ishin 16 marrëveshje të cilat u firmosën gjatë Mbledhjes së Përbashkët mes dy qeverive me Italinë. Kemi një numër të lartë të italianëve që jetojnë në Shqipëri dhe klima e bashkëpunimit të dy qeverive ishte shumë pozitive. Ekonomia është lidhja që e forcën atë që kemi me Italinë. Firmosëm një marrëveshje të rëndësishme e cila do të sjellë një nga agjencitë italiane dhe bashkëpunimin me to. Nga 1 korriku i 2025, marrëveshja që ne kemi firmosur me Italinë është operative dhe deri tani kemi pasur 1500 aplikime për njohjen e viteve të pensionit dhe 700 prej tyre janë procesuar, duke i përfituar pensionet”, theksoi Ibrhimaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›