Ministrja e Danimarkës, Marie Bjerre: Shqipëria ka arritur ritëm rekord në hapjen e kapitujve negociues

Ministrja e Punëve të Jashtme të Danimarkës, Marie Bjerre, vend që mban Presidencën e Këshillit të BE-së në fjalën e saj në Konferencën për shtyp së bahsku me Kryeministrin Edi Rama dhe Komisioneren për Zgjerim Marta Kos, dha një deklaratë të qartë mbi progresin e Shqipërisë në procesin e anëtarësimit.
Ajo theksoi se Shqipëria ka arritur ritëm rekord në hapjen e kapitujve negociues.
“Shqipëria ka bërë një përpjekje të fortë për reformat dhe harmonizimin me Bashkimin Europian, prandaj negociatat po vazhdojnë me një hap të qëndrueshëm,” u shpreh Bjerre.
Ministrja kujtoi se grupkapitulli i parë u hap në shtator 2024, dhe brenda vetëm një viti janë hapur të gjithë grupkapitujt, duke e cilësuar këtë si shpejtësi rekord nën Presidencën daneze të Këshillit të BE-së.
“Ky gur kilometrik është njohje e punës së madhe që ka bërë Shqipëria drejt së ardhmes europiane,” theksoi ministrja daneze.
Sipas saj, raporti i fundit i zgjerimit nga KE tregon se Shqipëria vazhdon të ecë përpara në reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, ndërsa përmbushja e “pikëtave të ndërmjetme” po përgatit terrenin për të hapur dhe mbyllur kapitujt negociues me ritëm të shpejtë.
“E inkurajoj Shqipërinë të nxisë dialog gjithëpërfshirës politik. Zgjerimi është përparësi e Presidencës daneze. Zgjerimi është përparësi e presidencës daneze. Sot ne po japim një tjetër rezultat. Nëse Shqipëria vazhdon me të njëjtin drejtim, me të njëjtin ritëm, anëtarësimi do arrihet në një të ardhme të afërt. Shqipëria i përket familjes evropiane. Është mbresëlënëse se sa shpejt po jepni rezultate. Vazhdoni kështu dhe do të jeni pjesë e BE më shpejt sesa vonë.” përfundoi Bjerre.
/rtsh.al/