Ministrja Kelmendi vizitë dyditore në Finlandë
Prishtinë -Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Nekibe Kelmendi, u nis sot për një vizitë në Finlandë me ftesë të ministres finlandeze të Drejtësisë, Tuija Brax, me të cilën do të zhvillojë takime pune gjatë dy ditëve të ardhshme. Ministrja Kelmendi do të vizitojë edhe Avokatin e Popullit, Shërbimin e Korrektimit etj në Finlandë. Sipas ministrisë kosovare, kjo vizite do të thellojë edhe më tepër bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës dhe asaj të Finlandës.