Vizita e Tadiç, PSD: Mos koordinim institucionesh
Prishtinë - Vazhdojnë reagimet ndaj vizitës së para dy ditëve të presidentit të Serbisë Boris Tadiç në Kosovë. Partia Socialdemokrate në një konferencë shtypi ka shprehur keqardhjen për këtë vizitë duke thënë kjo vizitë ishte edhe një dëshmi e mos-koordinimit të institucioneve tona dhe politikës nënshtruese me qëllim të ruajtjes së pozitave aktuale pavarësisht nga interesat shtetërore të Kosovës.
Socialdemokratët thonë se edhe pse kërkesa për vizitë është bërë në zyrën e BE-së, përgjigjja është dashur të jepet me shkrim me vulën e Republikës së Kosovës dhe me kushte dhe rregulla të cilat duhet të përfillen. Socialdemokratët mendojnë që institucionet tona kanë dështuar edhe njëherë që ta bindin Tadiqin, të tjerët dhe vetveten se Kosova është shtet dhe se Tadiçi duhet ti përfillë kërkesat e shtetit fqinj të cilin ai e viziton. Duke folur për këtë vizitë PSD-ja pret që Bajramin e parë kryeministri apo presidenti ta falin në Preshevë. /ktv/