E Shtunë, 31 Tetor 2026

Daci: Kushtetuta e Kosovës, nuk respektohet

Mitrovicë -Kryetari i Lidhjes Demokratike të Dardanisë akademik Nexhat Daci me bashkëpunëtorët e tij, qëndroj gjatë ditës në qytetin e Mitrovicës. Daci dhe eskorta e tij, fillimisht u ndalën në zyrat e LDD-së në Mitrovicë, ku u bë inaugurimi i zyrave të reja të kësaj dege të partisë, ku morën pjesë një numër i madh i qytetarëve, aktivistëve, simpatizuesve, dhe përkrahësve të akademik Dacit.

"Unë kam pas kurajën që ta mbështes dhe ta nxjerr kryeministrin e parë të Kosovës që tani është kryetar i Komunës së Mitrovicës dr.Bajram Rexhepi, që do të thotë se Mitrovica duke filluar nga njeriu i parë i Mitrovicës, nuk e ka përkrahjen e duhur. Nuk e meriton këtë barrë ta mbaj as një qytetarë i Mitrovicës, kur një e treta e Kosovës nuk është e kontrolluar, në një të treten e Kosovës nuk respektohet Kushtetuta dhe ky element është aq i rëndësishëm sa që e dëmton shumë Kosovën, në rast se ne demonstrojmë kapacitetet pa mjaftueshëm për ta respektuar aktin më të lart juridik, siç është Kushtetuta e Republikës së Kosovës",-deklaroi Daci në degën e LDD-së në Mitrovicë, ku edhe kritikoj Qeverinë e Kosovës se nuk është duke bërë asgjë për të respektuar në plotësi Kushtetutën e Kosovës në tërë territorin e vendit.

"Mjerisht me duhet zhgënjej miqtë e partive tjera por pa një qeverisje të tillë. A e shihni ju se, që 15 muaj koalicioni qeverisës nuk demonstruan as një element të vetëm të shtetësisë. Dhe pos fjalëve, pos fotografive dhe parullave, me çka mundë të krenohemi që jemi shtet? Koalicioni qeverisës tërë kohën thot se kemi një Kushtetutë ndër më modernen dhe më të mirën në Evropë, atëherë unë i'u bëjë pyetje se, me që qenka më e mira pse nuk po e ruajmë si të tillë?" Këto komente i bëri kryetari i LDD-së rreth mos respektimit të Kushtetutës së Kosovës nga ana e Koalicionit qeverisës.

Akademik Daci me bashkëpunëtor bëri vizitë dhe vuri kurora lulesh në shtëpinë muze, në lagjen e “Muhaxherrëve”, në veri të Mitrovicës, ku ishin masakruar shumë banorë të kësaj ane gjatë luftës së fundit. Kryetarin Daci kishin dalë përgjatë rrugës, qytetarët për ta përshëndetur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›