Freizer: Njohjet për Kosovën, do të vazhdojnë
Uashington -Njohja ndërkombëtare e Kosovës do të vazhdojë si para ashtu edhe pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kështu është shprehur në një intervistë për Zërin e Amerikës drejtoresha e Programit për Evropën të Grupit Ndërkombëtar të Krizave, Sabine Freizer.
Megjithatë, tha ajo, qeveria e Kosovës duhet të luajë një rol të rëndësishëm për t’i treguar botës se është një shtet që kontribuon ndaj paqes dhe stabilitetit në rajon. Kjo qeveri – sipas saj - duhet të përpiqet më shumë t’i bindë vendet e tjera ta njohin atë.
Sipas Freizerit është e rëndësishme që Gjykata Ndërkombëtare të Drejtësisë të konstatojë se vendimi për shpalljen e pavarësisë së Kosovës është ligjor dhe të mos thotë se pavarësia e Kosovës është e paligjshme.
E pyetur ndërkaq nëse mendon se mund të ketë paqe dhe stabilitet afatgjatë në Kosovë nëse nuk zgjidhet çështja e Mitrovicës – Freizer ka thënë se “situata në Mitrovicë nuk mund të vazhdojë siç është tani, nuk mund të ketë dhunë, nuk mund të ketë banda të armatosura që operojnë atje, apo agjentë të fshehtë”.
“Eventualisht shpresoj që të ketë një farë pajtimi dhe populli i Mitrovicës të arrijë të bashkëjetojë. Kthimi i të zhvendosurve është i rëndësishëm në të dy anët. Dy pjesët e komunës së Mitrovicës duhet të bashkëpunojnë dhe shpresoj që populli i Mitrovicës dhe komuniteti ndërkombëtar të kontribuojnë në këtë pajtim”, ka theksuar ajo. /VoA/