E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministrja Krifca: Eksportet bujqësore rritje me 20% në korrik

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, bëri të ditur të enjten se eksportet bujqësore shënuan rritje.

Sipas të dhënave të saj të publikuar në rrjetet sociale bëhet fjalë për rritje gati 20% në vlerë dhe me 7.3% në sasi, muajin korrik, krahasuar me korrikun e vitit 2022.

“Këto të dhëna tregojnë qartë suksesin e politikave tona për nxitjen e prodhimit vendas, rritjen e cilësisë dhe të standardeve për produktet 
“Made in Albania”, që konkurrojnë për nga cilësia e lartë në tregjet e sofistikuara të Evropës dhe më gjerë,” shkruan ministrja Krifca.

Sipas saj, Shqipëria është kthyer në faktor të rëndësishëm në rajon për sa i takon eksportit të prodhimeve bujqësore.

 

/ rtsh. al /

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›