Shpëtohen 38 emigrantë në Afrikën Perëndimore, më shumë se 60 dyshohet se kanë vdekur në Atlantik

Më shumë se 60 persona dyshohet se kanë vdekur pasi një varkë me emigrantë u gjet në Kepin e Verdës në Afrikën Perëndimore.
Tridhjetë e tetë njerëz, duke përfshirë fëmijë, u shpëtuan, ndërsa emigrantët ishin të gjithë nga Senegali.
Anija prej druri u pa pothuajse 320 km larg Salit, një pjesë e Kepit të Verdës, nga një anije peshkimi spanjolle, e cila më pas njoftoi autoritetet.
Mes të mbijetuarve janë edhe katër fëmijë të moshës nga 12 deri në 16 vjeç, tha një zëdhënës i Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).
Të mbijetuarit mund të kenë përfunduar në Cape Verde, por pothuajse me siguri nuk ishte destinacioni i tyre i synuar. Ata mund të kenë patur si qëllim të mbërrinin në Ishujt Kanarie, një territor spanjoll që shihet nga shumë njerëz si një rrugë drejt BE-së. Sipas IOM, ky është një nga udhëtimet më të rrezikshme që çdo emigrant mund të bëjë./ BBC
/rtsh.al/