E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja Kusari Lila e kalon në këmbë kufirin maqedonas

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila, ka kaluar në këmbë kufirin maqedonas pa paguar asnjë lloj takse.

Ashtu edhe siç ishte paralajmëruar, Kosova dhe Maqedonia e kanë arritur marrëveshjen për heqjen e taksave dhe bllokadave dhe kanë garantuar lëvizje të lirë të mallrave dhe qytetarëve, ashtu siç kishte qenë më parë.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet ministrja Kusari-Lila e cila ka thënë se situata tani është përmirësuar.

Pas një jave bllokade të lëvizjes të lirë në dy anët e kufirit sot në orën 00:00 u lirua kufiri Kosovë-Maqedoni për qarkullimin e mallrave, por janë hequr edhe taksat për kosovarët dhe janë eliminuar pengesat në rrugë që kanë penguar lëvizjen e lirë, ka thënë Mimoza Kusari-Lila.

Në anën tjetër homologu i saj, nga Maqedonia, Valon Saraqini, ka shtuar se kërkon falje nga të gjithë shqiptarët të cilët kanë pësuar më shumë nga kjo situatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›