E Shtunë, 31 Tetor 2026

Al Jazeera: Shqiperia, destinacion per turiste nga e gjithe bota



Zhvillimet me te fundit ne sektorin e turizmit ne Shqiperi, rritja e numrit te turisteve te huaj si dhe bumi i ndertimeve te bizneseve te reja qe kane lidhje te drejtperdrejte me kete sektor te rendesishem, jane bere objekt i trajtimit me kronika te zgjeruara edhe nga Televizioni i njohur i formatit informativ Al Xhazira. Ne sektorin per Ballkanin, Al Xhazira ka transmetuar nje material te zgjeruar ku gazetari i ketij televizioni Stefan Goranovic, ka pare dhe komentuar nga afer, zhvillimet e sektorit te turizmit ne Shqiperi, sektor ky qe deri para viteve '90 nuk njihej fare. E sot, eshte nje konkurrent i denje ne tregun ballkanas e me gjere. Me poshte, mund te ndiqni te plote, kroniken qe u transmetua nga rrjeti televiziv prestigjioz Al Xhazira.

Bukurite dhe resurset

Shqiperia turistike ka zgjuar edhe vemendjen e gazetareve te TV Al Jazeera. Te joshur nga bukurite turistike dhe resurset e shumta, ata kane realizuar nje reportazh ku kane pasqyruar bukurite natyrore te bregdetit te jugut duke u ndalur ne Sarande te cilen e kane cilesuar si kryeqender te turizmit shqiptar.

Per pjesen me te madhe te Ballkanit, Shqiperia eshte nje vend shkembinjsh i stermbushur me bunkere. Por disa zona te ketij vendi jane plotesisht tjeter gje. Aq ndryshe nga paragjykimet, sa kane joshur edhe televizionin Al Jazeera e cila ka realizuar nje reportazh per plazhet ranore, dy detet e kalter dhe plazhet ranore.

Ky reportazh nis nga Saranda, qyteti qe mban emrin e kryeqendres se turizmit shqiptar.

Ne kohen e diktatures se Enver Hoxhes, qyteti jugor ishte destinacioni i rinise se pasur. Ndersa sot numri i turisteve nga Ballkani, Evropa dhe mbare bota, eshte rritur ndjeshem.

"Struktura e turisteve qe vijne ne Sarande eshte e larmishme", - thote Stefan Cipa, kryetar i Bashkise se Sarandes. Kurse shton: "Sivjet ketu qendruan afro 500 mije turiste, gati gjysma e tyre ishin te huaj, qe vijne nga shume vende te botes. Saranda nuk eshte vetem pasuri e Sarandes, apo Shqiperise. Por eshte pasuri edhe e Ballkanit, Evropes e do te thosha edhe me gjere"

Integrimi dhe turizmi

Synimi kryesor i Shqiperise eshte anetaresimi ne Bashkimin Evropian, dhe dalja nga radhet e ekonomive te dobeta. E kjo rruge kalon pikerisht nepermjet plazheve te Adriatikut e Jonit. Brikena Arapaj, Drejtoreshe e Agjencise Kombetare te Turizmit, evidenton: "Turizmi ne Shqiperi, eshte nje nga sektoret me te rendesishem te ekonomise, i cili ngadale po jep rezultate. Kete vit, turizmi ben pjese me 6.1 per qind te prodhimit bruto te vendit. Ky eshte nje hap i madh per ne".

Saranda eshte bere terheqese edhe per biznes. Me kete qellim ka ardhur edhe Xhevat Ismajli qe jeton ne Kroaci i cili ka hapur nje kafeteri.

"Fitimi eshte i madh. Por edhe ketu tani ka filluar aplikimi i arkave fiskale e tatimeve. Shqiperia po shkon drejt evropes ndonese ka ende rruge per te bere", - pohon Ismajli.

Flora Xhemani, redaktore e revistes Travel, thote se me pak mund, Shqiperia, mund te shnderrohet ne nje fuqi te turizmit. "Shqiperia ka bere shume qe nga fillimi i viteve te 90-ta, duke pasur parasysh se gjithcka kishte ngecur gjate diktatures 50-vjecare, dhe as qe ishte bere fjale per turizmin", - thote Flora Xhemani.

Ne zemer te Evropes ndodhet Shqiperia e cila vazhdon te mbetet nje vend terheqes, ekzotik per vizitoret. Vitet e fundit ndeshim turiste edhe nga Evropa, Amerika e madje edhe nga Australia e Larget.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›