E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrja e Kultures, Rinise dhe Sporteve znj. Arta Dade, zhvilloi sot nje takim pune me homologun e saj Ministrin Kultures, Rinise dhe Sporteve, z. Behxhet Braishori. Ne kete takim z. z. Behxhet Bra

Ministrja e Kultures, Rinise dhe Sporteve znj. Arta Dade, zhvilloi sot nje takim pune me homologun e saj Ministrin Kultures, Rinise dhe Sporteve, z. Behxhet Braishori.
Ne kete takim z. z. Behxhet Braishori shoqerohej nga perfaqesuesi i UMNIK, z. Rao dhe perfaqesues te kultures ne Kosove. Ministrja Dade, ne kete takim ka shprehur kenaqesine qe ka nisur aktivitetin si Ministre e Kultures, Rinise dhe Sporteve me homologun kosovar.
"Une shpreh angazhimin tim dhe te qeverise shqiptare qe rruget e bashkepunimit tone te zhvillohen edhe me shume duke perfshire edhe kete marreveshje qe do te nenshkruajme sot"- u shpreh nga ana e saj Ministrja Dade.
Të dy bashkëbiseduesit ndanë mendimin se nuk egziston asnjë pengesë në bashkëpunimin dypalësh. Shqiptarët duhet të tregojnë vlerat e tyre edhe nëpërmjet kulturës dhe trashëgimisë kulturore që kanë.
Nga ana e tij, Ministri i e Kultures, Rinise dhe Sporteve te Kosoves, z. Behxhet Braishori, e njohu Ministren Dade me angazhimin për të përcjellë të gjitha vlerat e vendit të tij. "Ne kemi ngritur grupin e punës, i cili do të hartojë një strategji të kulturës dhe për kompletimin ligjor në këtë drejtim. Për ne është shumë e rëndësishme që të evidentojmë edhe vlerat kulturore që trashëgojmë. Në këtë drejtim Ministrja Dade shprehu gadishmërinë që të japë të gjithë mbështetjen e domosdoshme për të shkëmbyer edhe eksperienca dhe për të përmirësuar legjislacionin në këtë drejtim.
Duke e vlerësuar faktin që kultura mbetet gjithnjë pararendëse e vlerave që prezanton një komb, Ministrja Dade, theksoi se janë të gjitha mundësitë për t'u prezantuar denjësisht në Europë dhe botë. "Ne tashmë kemi krijuar një traditë pozitive në lidhje me disa aktivitete ndërkombëtare që janë zhvilluar në Shqipëri dhe po punojmë që ato të shkrihen edhe në fusha të tjera të kulturës, sporteve, etj. "
Z. Behxhet Braishori kërkoi mbështetje në drejtim të zhvillimit të kinematografisë kosovare, sepse sic u shpreh ai – ka një shumë se dhjetë vjet që nuk është realizuar asnjë film.
Ministrja Dade nga ana e saj, e vuri në dijeni z. Braishori me disa projekte që UNESKO po realizon me Shqipërinë dhe në këtë drejtim do të ishte pozitiv fakti nëse edhe Kosova të përfshihej në këto projekte.
Pas këtij takimi Ministrja znj. Arta Dade dhe Ministri z. Behxhet Braishori nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sporteve.

Shqipëri – Kosovë

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi në fushat e kulturës, rinisë dhe sporteve

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, znj. Arta Dade, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Kosovës, z. Behxhet Braishori dhe përfaqësuesi i Misionit të Përkohshëm të AdministraTËS SË Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), z. Biyala V.P. Rao, duke vepruar në emër të institucioneve të përkohshme të vetëqeveriosjes së Kosovës, kanë nënshkruar sot në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit në fushat e kulturës, rinisë dhe sporteve.
Kjo marrëveshje ka qëllim rritjen e kontributit të mëtejshëm për promovimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe barazisë së njerëzve në Kosovë, si edhe të mundësojë zhvillimin e qëndrueshëm social – ekonomik dhe zvogëlimin e varfërisë.
Në 11 nene janë parashikuar me ligj të gjitha fushat ku do të veprohet nëpërmjet kësaj marrëveshjeje. Sipas saj të dy palët do të nxisin shkëmbimin e përvojave, ekspertëve dhe aktiviteteve të ndryshme në fushat e kulturës, rinisë dhe sporteve në nivel ndërkombëtar dhe rajonal. Po kështu, është parashikuar që ky bashkëpunim të zhvillohet nëpërmjet shkëmbimit të informacionit, ndihmës teknike, botimeve, binjakëzimit mes qyteteve të Shqipërisë dhe Kosovës, shkëmbimit të teknikës sportive, etj.
Në një nga nenet e kësaj marrëveshje janë parashikuar edhe ngjarje të vecanta, në të cilën është paracaktuar shkëmbime eksperiencash në fushën e arteve figurative nëpërmjet ekspozitave të arteve, koncerteve folklorike dhe tradicionale, shkëmbimit të muzeve, etj.
Promovimit të vlerave dhe pajtimit ndëretnik i është kushtuar gjithashtu, një pikë e vëcantë në këtë marrëveshje. Sipas saj, palët bashkërendojnë politikat e tyre në mënyrë që të marrin masa kundër keqpërdorimit të alkolit, drogave, trafikimit të femrave, etj, për rininë e rajonit palët promovojnë dialogun dhe tolerancën ndëretnike, posacërisht për rininë e rajonit.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për bashkëpunim në fushat e rinisëë, kulturës dhe sporteve, palët nënshkruan programin e shkëmbimeve vjetore.
Kjo marrëveshje ka hyrë në fuqi në momentin e nënshkrimit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›