Stuhia mbërthen Nju Jorkun

(E plotësuar) Uragani Irene ka përfshirë Nju Jorkun, me erëra të ashpra dhe kërcënime për përmbytje.
Nju Jorku thuhet t’i ngjajë një qyteti fantazmë pasi më shumë se 370 mijë njerëz janë evakuuar, ndërsa transporti publik është ndërprerë tërësisht.
Kryetari Majkëll Bllumberg, në konferencën e fundit për media, tha se largimi nga stuhia nuk është më i mundur.
“Në këtë moment, nëse ju nuk jeni evakuuar, sugjerimi ynë është të qëndroni aty ku jeni. Natyra është shumë më e fortë sesa ne”, ka thënë ai.
9 viktima nga uragani Irene
Uragani Irene i është afruar Nju Jorkut, me erëra të ashpra dhe kërcënime për përmbytje.
Nju Jorku thuhet t’i ngjajë një qyteti fantazmë pasi më shumë se 370 mijë njerëz janë evakuuar, ndërsa transporti publik është ndërprerë tërësisht.
Kryetari Majkëll Bllumberg, në konferencën e fundit për media, tha se largimi nga stuhia nuk është më i mundur.
“Në këtë moment, nëse ju nuk jeni evakuuar, sugjerimi ynë është të qëndroni aty ku jeni. Natyra është shumë më e fortë sesa ne”, ka thënë ai.
Së paku nëntë persona kanë humbur jetën në Karolinën e Veriut, Virxhina dhe Florida, si pasojë e aksidenteve me makinë, sulmeve në zemër dhe rrëzimit të pemëve.
Me kalimin e tij përgjatë bregdetit amerikan, uragani ka shkaktuar ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike për më shumë se një milion njerëz, ka anuluar mbi tetë mijë fluturime dhe ka detyruar dy milionë njerëz të largohen nga shtëpitë – gjysma e tyre nga Nju Xhersi.
Zyrtarët në Nju Jork paralajmërojnë se rreziku më i madh vjen nga përmbytjet, të shkaktuara jo vetëm nga reshjet tropikale, por edhe nga baticat e larta të Oqeanit Atlantik.
Presidenti Barak Obama, i cili ka ndërprerë pushimet e tij vjetore për shkak të fatkeqësisë, ka vizituar qendrën e operimeve të Agjencisë Federale të Emergjencave.
“Do të jetë një goditje e fortë”, ka thënë Obama gjatë një telekonference, ku kanë marrë pjesë zyrtarë të lartë federalë dhe agjenci të qeverisjes vendore.
Ekspertët thonë se dëmi që mund të shkaktojë uragani Irene, mund të kapë vlerën e 12 miliardë dollarëve.
Irene raportohet ta ketë zvogëluar fuqinë dhe aktualisht renditet në kategorinë 1, që është shkalla minimale në tabelën prej 1 deri në 5. Megjithatë, ai konsiderohet ende me potencial rreziku.
“Do të jetë një stuhi shumë serioze, pa marrë parasysh nëse është dobësuar. Ajo është kërcënim për jetën e njerëzve këtu”, ka thënë majori Bllumberg.
Uraganet thuhet të jenë të ralla në verilindje të Shteteve të Bashkuara. I fundit që ka goditur Nju Jorkun ishte Gloria, më 1985, por këtë herë autoritetet thonë se janë më të përgatitura. /rel/