Ministrja kosovare: Nuk ju kemi dhënë energji

Gjatë dy muajve nuk është importuar energji nga Kosova, por përkundrazi është eksportuar me intesitet të plotë, u shpreh ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës Dritan Prifti. Sipas tij, Kosova pranoi energjinë tonë në këto momente për të na e rikthyer në verë kur të ketë thatësira.
Këtë e ka pohuar dhe ministrja e Ekonomisë dhe Minierave të Kosovës Justina Pula.Ministrja Pula u shpreh se KEK ka ndalur prodhimin e energjisë në disa njësi të hidrocentraleve vetëm për të ndihmuar në këtë situatë të vështirë Shqipërinë.
Të dy homologët biseduan për projektet e ardhshme energjitike të cilat do të realizohen në bashkëpunim mes dy vendeve.Ndër projektet më të rëndësishme ishin ndërtimi i hidrocentralit të Zhurit dhe linjës së interkonjeksionit 400 kv.