E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buffon: Jam i gatshëm të kthehem!

Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka deklaruar se është pranë rikuperimit të plotë, pas ndërhyrjes kirurgjike që e mbajti një muaj jashtë fushe.
"Pas pushimit një mujor, jam gati të kthehem. Gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk kam pasur probleme gjatë rikuperimit".
"Shpresoj të kthehem në mes shtyllave të dielën kundër Chievos", ka thënë Buffon për faqen zyrtare të Juves.
Portieri bardhezi ka lëvdëruar fitoren kundër Napolit në kuadër të Kupës së Italisë, duke u shprehur se Zonja e Vjetër tani e tutje duhet të japë maksimumin dhe të fitojë çdo ndeshje.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›