E Shtunë, 31 Tetor 2026

Krimet e Renda zhvarrosin Pacukun

Aleksander Ndoja
Nje ekip nga Prokuroria e Krimeve te renda ne Tirane, oficere te policise gjyqesore dhe eksperte mjeko-ligjore e kriminaliste ka mberritur dy dite me pare ne varrezat e fshatit Koder Rreshen. Per disa ore, ne sekret te plote, trupi i policit te vrare ne krye te detyres, Gjon Pacuku, eshte nxjerre nga varri, eshte ekzaminuar dhe eshte rivarrosur. Po dje policia e Rreshenit dhe Rubikut niste nje aksion masiv per kapjen e disa elementeve keqberes, si per te larguar vemendjen nga vendi ku punonin varrmihesit dhe njerezit e mberritur nga kryeqyteti.

Specialistet xheniere kane filluar punimet per hapjen e varrit te policit Gjon Pacuku. Duke qene se varri eshte i ndertuar sipas teknologjise se koheve te fundit, eshte vendosur per te nderhyre pa prishur masivin e mermerte mbi varr. Per kete eshte zgjedhur qe punimet te nisin ne anen perendimore te varrit e cila i perket ne anen e kokes se arkivolit. Pasi eshte punuar per mbi nje ore, specialistet kane ndeshur ne pllaken anesore te betonit, te cilen kane arritur ta levizin nga vendi. Pas kesaj eshte bere terheqja gjatesore e arkivolit i cili eshte nxjerre ne siperfaqe te tokes.

Per me shume se dy ore specialiste te mjekesise ligjore te ardhur enkas nga Tirana kane bere cdo verifikim te mundshem mbi trupin e te ndjerit Gjon Pacuku. Pasi mjeket kane deklaruar perfundimi e veprimeve te tyre, ka filluar puna per rivarrimin e policit te vrare ne krye te detyres. Pak minuta pas ngjarjes gjithcka eshte sistemuar, ndersa duket qarte vendi ku eshte nderhyre per te nxjerre arkivolin e policit te vrare. Ne kete nderhyrje te hetuesise se krimeve te renda ka marre pjese edhe nje nga pjesetaret e aferm te policit i cili ka asistuar ne te gjitha procedurat e zhvarrimit dhe rivarrimit te ish policit Gjon Pacuku.
Ekspertimi qe nuk u krye 7 vite me pare
Edhe pse kane kaluar rreth 7 vite e gjysme nga vrasja ne krye te detyres e policit te grupit te gatshem te policise se Mirdites, Gjon Pacuku, drejtesia shqiptare ende nuk ka mundur qe te thote fjalen e saj perfundimtare. Autoret e vertete dhe arsyet e krimit te 28 qershorit te vitit 2000 kane mbetur ende te pazbardhura. Por edhe pse ka kaluar nje kohe e gjate, drejtesia ende nuk ka hequr dore nga zbardhja e te vertetes. Burime nga Prokuroria per Krimet e Renda bejne te ditur se kohet e fundit akuza ka intensifikuar punen e saj ne lidhje me kete ngjarje. "Ekspertimi i dy diteve me pare korrigjon veprimin e pa justifikueshem te prokurorise ne vitin 2000, e cila lejoi varrimin e policit te vrare pa bere asnje ekspertim ligjor mbi trupin e tij"-bene te ditur burime nga Krimet e Renda. Ne ate kohe organi i akuzes eshte mjaftuar me deklarimet e policeve te tjere pjeswmarres ne ate aksion te cilet kane thene se vdekja e policit erdhi pas hedhjes se nje granate ne drejtim te fugonit te policise. Ciflat e saj preken pothuajse te gjithe policet duke u shkaktuar plage te lehta, ndersa i vrare mbeti vetem Gjon Pacuku. Nderkohe vellezerit Syziu, te arrestuar nder te tjera edhe per vrasjen e Pacukut, nuk kane pranuar ne asnje rrethane se ishin ata pergjegjes per ate vrasje.
Pista e re, vrasja nga ish-koleget
Burime te sigurta prane grupit te hetimit kame konfirmuar se gjate hetimit kane dale pista te reja ne lidhje me ngjarjen. Per kete jane bllokuar edhe armet te te gjithe policeve qe gjendeshin ne aksionin e asaj nate, madje po hetohet edhe per ndonje vrasje te organizuar ne menyre te mirekoordinuar. Rreth 2 muaj me pare, Prokuroria e Krimeve te Renda ka bere edhe improvizimin e ngjarjes se asaj nate, duke vendosur personat e dyshuar ne vendet dhe rolet e tyre qe tyre qe mund te kene pasur. Pas inskenimit te ngjarjes se ndodhur 7.5 vite me pare, radha ka qene e zhvarrimit te trupit te pa jete te policit. Burime nga Krimet e Renda bejne te ditur se qellimi i ekspertimit ka qene verifikimi i deklarimeve te te dyshuarve dhe perputhja e tyre me aktin e ekspertimit. Kjo pasi, sipas burimeve, te dyshuarit e akuzuar kane deklaruar se nuk e kane kryer ata vrasjen, por vete koleget e Pacukut, te cilet kane inskenuar nje perpjekje me banden e Syzinjve. "Ne nuk kemi qelluar me automatik ate nate mbi policet,-mesohet te kene deklaruar te arrestuarit.-Nese Pacuku eshte vrare me arme zjarri, shikoni personat qe kane qene prane tij". Gjon Pacuku njihej si polici me aktiv ne luften kunder bandave qe mberthyen aksin e Kosoves gjate vitit 1999 e ne vazhdim.
Si u vra Gjon Pacuku
Rreth ores 02.00 te nates njeri prej rojeve private te nje parkingu ne ambientet e ish SMT-se lajmeron zyren e oficerit te rojes se policise, se kishte mundur qe te shquante disa silueta te rinjsh qe po tentonin qe te vidhnin pjese nga automjet e parkuara brenda murit rrethues. I menjehershem ishte reagimi grupit te gatshem ne perberje te cilit ishte edhe polici Gjon Pacuku. Duke menduar se kishin te benin me vjedhes ordinere ata parkojne fugonin perballe portes se parkingut. Por nuk e kishin menduar aspak se ata kishin rene ne gracke, kur ndaj tyre u derdh nje arsenal i shumte armesh ndaj tyre. Pas kesaj, pjesetaret e bandes largohen te qete mes pallateve te punetoreve, ndersa fugoni i policise rikthehet ne drejtim te spitalit me goma te shpuara nga plumbat, dhe me jeten e fikur te nje polici i cili le ne meshire te fatit bashkeshorten Lizen dhe femijet Flavia dhe Ronaldo, asokohe 8 dhe 3 vjec. Nderkohe qe 7 vite me vone, pikerisht me daten 19 korrik te ketij viti, zv/ministri i Brendshem Gent Strazimiri, ne konferencen e jashtezakonshme per shtyp, deklaroi zyrtarisht se "gjate kontrollit te banesave ne fshatin Malaj te vellezerve Syziu, pervec armatimit dhe municioneve, u gjet dhe u sekuestrua ne cilesine e proves edhe nje automjet-fugon me targa MR032 A, i cili eshte perdorur ne ngjarjen e vrasjes se punonjesit te policise Gjon Pacuku".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›