Mosmarreveshja, takim ne rang ekspertesh
TIRANE - Terheqja ne minuten e fundit e Maqedonise lidhur me regjimin e ri te vizave, ka sjelle edhe levizje shtese diplomatike. Burime nga Ministria jone e Puneve te Jashtme, konfirmuan mbreme se nje takim i posacem ne nivel ekspertesh pritet te nise nga sot per te vazhduar disa dite, ne perpjekje per te arritur nje pakt final. Takimet ne nivel ekspertesh, mesohet se do t'i paraprijne brenda muajit qe hyri, takimit Berisha-Gruevski, i planifikuar per t'u zhvilluar ne Tirane. Ai parashikohet te zhvillohet ne datat 18-19 shkurt.
Pas publikimit te hyrjes ne fuqi me 1 shkurt te regjimit te ri te vizave, qeveria shqiptare u shpreh e zhgenjyer duke e konsideruar nje vendim te njeanshem te Shkupit zyrtar, ne bisedime e siper te nisura prej javesh, ne nivele te ndryshme te piramides shteterore dypaleshe. Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Jashtme, Ferit Hoxha duke folur dje pasdite per "Koha Jone" pohoi se "te premten do te nisim te bejme bilancin e kesaj situate te re dhe pasi ta analizojme ne menyre te plote ceshtjen, do te dalim me nje qendrim te ri per kete situate qe po na paraqet pala maqedonase".
Ferit Hoxha, nje nga negociatoret kryesore te pales sone ne lidhje me ceshtjen e vizave, sqaroi se diplomacia shqiptare i ka bere te gjitha perpjekjet per ta frenuar hyrjen ne fuqi te ketij vendimi nga ana e pales maqedonase. "Ne kemi bere te gjitha perpjekjet per te frenuar kete situate, nuk mund te perserisim me deklaratat e meparshme, sepse jemi para nje fakti te kryer dhe duhet te gjejme nje zgjidhje te re", deklaroi Hoxha, disa ore para se mbreme ne 22.00 te dilte terheqja zyrtare e Shkupit ne lidhje me regjimin e vizave.
Fatjona Mejdini