Atentat ne bulevard, plumba per nje grindje
Bulevardi ne qender te qytetit te Peqinit eshte shnderruar ne poligon qitjeje ne oret e shetitjes se mbremjes se djeshme, ndersa tre te rinj kane qelluar me pistoleta mbi nje 46-vjecar. Policia vendore tha se Astrit Kateshi ka mundur t'u shpetoje plumbave, ndersa ka mundur te identifikoje dhe te ndaloje atentatoret qe u larguan me shpejtesi me nje autoveture tip "Golf" me targa PE 1650 A. Besmir Hakballa, 18 vjec, Gazmend Lluca, 19 vjec dhe Emiliano Hoxha, 19 vjec, te tre me banim ne lagjen "Cezme" te qytetit te Peqinit jane arrestuar ne flagrance. Se bashku me ta ka perfunduar ne pranga edhe 42-vjecari Emin Hakballa, babai i njerit prej te dyshuarve si atentatore. Sipas komunikates zyrtare te policise, arrestimi i tij u be pasi gjate kontrollit te ushtruar ne banese iu gjeten dhe u sekuestruan ne cilesine e proves materiale dy granata dore me bisht druri. Njekohesisht ai akuzohet si nxites apo perkrahes ne krimin e te birit. Kjo pasi, sipas policise, plumbat kunder Kateshit kane ardhur pas nje grindjeje qe ky i fundit kishte pasur me Hakballen. Shefi i komisariatit Peqinit Ahmet Bakla pohoi se grindja ka ndodhur per motive te dobeta, ndersa ne vendngjarje u sekuestruan dy gezhoja pistolete. Njera ishte e kalibrit 7 mm dhe dyshohet te jete qitur nga nje "Mini Blow" ndersa tjetra kishte kalibrin 7,62 mm dhe u gjet ne automjetin e sekuestruar me te cilet dyshohet se qarkullonin atentatoret.
F.S
"Shenjestra" e atentatit
Astrit Kateshi 46 vjec
Te arrestuar:
Besmir Hakballa 18 vjec
Gazmend Lluca 19 vjec
Emiliano Hoxha 19 vjec
Emin Hakballa 42 vjec
Materialet e sekuestruara:
1 autoveture tip "Golf"
1 gezhoje kal. 7 mm
1 gezhoje kal. 7,62 mm
2 granata luftarake