E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minog: “Falë botoksit jam më e bukur”



Këngëtarja Kajli Minog ka zbuluar shkakun e formës së saj perfekte, duke pranuar hapur se ka përdorur trajtimin me botoks. Ishin të shumtë ata që mendonin se këngëtarja 40-vjeçare kishte kërkuar ndihmën e ndërhyrjeve estetike për të qenë perfekte. Australiania ka deklaruar për revistën “Elle” se është bërë më e bukur falë injeksioneve klasike për heqjen e rrudhave. “Nuk jam pjesë e atyre njerëzve që thonë se nuk duhet bërë një gjë e tillë. Çdo njeri mund të bëjë atë që dëshiron. Femrat duan të ndihen të bukura. Sot kemi mundësinë e teknikave që na lejojnë të realizojmë ëndrrat. Unë kam përdorur botoks”, - tha Minog. Ajo ka treguar se ka bërë operacion buzët dhe ka përdorur botoks për mollëzat.

3 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›