E Diel, 1 Nëntor 2026

Pit, ultimatum Anxhelinës: “Martohu me mua, ose lidhja merr fund!”



Aktori Bred Pit tashmë kërkon më tepër siguri dhe vëmendje nga partnerja e tij, Anxhelina Zholi. Kërkesës për adoptimin e fëmijëve të tjerë ai i është përgjigjur me një ultimatum: “Martohu me mua, ose gjithçka ka marrë fund!”
Brad Pit kërkon me ngulm nga bukuroshja Zholi që të martohet me të. Aktori 45-vjeçar, i cili është i lidhur me bukuroshen hollivudiane që nga viti 2005, e ka kushtëzuar 33-vjeçaren që të martohet me të nëse dëshiron më shumë fëmijë. “Ai dëshiron të martohet me të para se të kenë fëmijë të tjerë. Nuk dihet nëse ajo do të jetë dakord me propozimin e tij, pasi ende është e mërzitur me Pitin”, - ka thënë një burim për revistën amerikane “OK!”. Më herët aktori u kap nga Zholi duke u puthur me kujdestaren e fëmijëve të tyre. Për këtë arsye ajo preferoi që ata të flinin në dhoma të ndara derisa të qartësoheshin gjërat.

3 Prill 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›