E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minoreni përdhunon 12-vjeçaren, arrestohet

ELBASAN - Një 15-vjeçar është ndaluar nga Policia e Elbasanit, pasi dyshohet se ka përdhunuar një 12- vjeçare. Burime konfidenciale nga policia lokale, bëjnë të ditur se arrestimi i adoleshentit u bë në orët e vona të së martës, pas denoncimit të 12-vjeçares.

Ndërkohë, sipas hetimeve paraprake dhe dëshmisë së të miturës, dyshohet se kanë qenë dy persona të implikuar në ngjarje, por 15-vjeçari i vënë në pranga është autor i përdhunimit.

Ka qenë vetë e mitura që i është drejtuar policisë, dhe ka rrëfyer e tronditur se është përdhunuar nga 15- vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur për arsye hetimore.

(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›