E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot homazhe për ish-të përndjekurin Lirak Bejko, u vetëdogj në grevë

TIRANE- Trupi i pajetë i ish-të përndjekurit Lirak Bejko, mbërriti dje në Atdhe me tragetin e linjës Bari-Durrës, ndërsa është pritur nga familjarët e tij, e më pas është transportuar drejt banesës në Tiranë, ku familjarët, të afërmit e miqtë i dhanë lamtumirën e fundit.

Sot pritet që të zhvillohet ceremonia e homazheve dhe varrimit. Homazhet janë parashikuar të mbahen pranë institutit të ish-të përndjekurve nga ora 11:00-13:00.

Lirak Bejko mbi jetën pak ditë më parë në një spital në Bari, nga plagët e marra në grevë, ku i vuri flakën vetes me benzinë në shenjë proteste për mosmarrjen e dëmshpërblimit.

Pas mbërritjes së trupit të Lirakut në atdhe, në shtëpinë e tij ka qenë i pranishëm edhe kreu i FRD,
njëherësh edhe ish-presidenti i vendit, Bamir Topi. Dje ai u bëri thirrje forcave politike në vend që të mos spekulojnë me ish-të përndjekurit.

Për vdekjen e Lirak Bejkos ka shprehur keqardhjen e tij edhe Komisioni Evropian, ku përmes zëdhënësit Peter Stano kanë shprehur këtë mesazh për familjarët dhe Shqipërinë. "Ripërsërisim se është tepër e rëndësishme që të shkurajojmë aktet e tilla si vetëdjegia përmes një dialogu në mes të
autoriteteve dhe shoqërisë civile, në mënyrë që të adresohen dhe zgjidhen çështjet e ngritura nga ish-të përndjekurit politikë dhe kjo duhet të ndodhë në kuadër të legjislacioneve të vendit, duke i respektuarato", - thekson Peter Stano.

Edhe kryetarja e grupit të punës për ish-të përndjekurit në Partinë Socialiste, Keti Bazhdari u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në homazhe, për të nderuar mundin e Lirak Bejkos."Ai është dëshmor i vërtetë i demokracisë, djalë vital dhe i fortë, që la gjithçka për t'iu bashkuar kauzës. Askush nuk ndalon askënd për të nderuar Lirak Bejkon", u shpreh Bazhdari.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›