Dule ngrin marrëdhënien me Ramën
09/09/2011 Përçahet opozita e bashkuar, PBDNJ jashtë tryezës së diskutimeve
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut vë në pikëpyetje bashkëpunimin e mëtejshëm me Partinë Socialiste. Ishte vetë kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule që deklaroi qartazi pozicionin e partisë së drejtuar prej në marrëdhënien e mëtejshme me kampin rozë. Sipas tij, PBDNJ-ja ka një axhendë të pavarur nga PS-ja. “Çdo parti politike ka axhendën e vet dhe nuk është e varur nga axhendat e të tjerëve. Ne do të jemi të pranishëm në çdo zhvillim që e vlerësojmë si kontribut në përmirësimin e situatës tejet dëshpëruese në vend”, - vuri në dukje Dule. Madje, kreu i PBDNj-së shigjetoi ashpër mënyrën se si vepron PS-ja me partitë aleate. “Nuk ka një kuadër marrëveshjesh midis forcave që përbëjnë të quajturën “opozitë të bashkuar”. Kemi të bëjmë me disa aspekte parimore, të cilat për momentin bashkojnë jo vetëm disa forca politike, por bashkojnë edhe shumicën dërrmuese të shoqërisë. Ne nuk na bashkon një dokument, i cili na angazhon. Na bashkojnë sfida që janë objektivisht të përbashkëta”, - vlerësoi Dule. Ndërkohë që sinjali i parë zyrtar për ngrirjen e një marrëdhënie të tillë mes PS-së dhe PBDNJ-së u dha që me mungesën e kësaj të fundit në drekën e shtruar nga kryetari socialist për aleatët e tij të majtë pak ditë më parë. E në fakt që pas zgjedhjeve të 8 majit, edhe pse jo e konfirmuar zyrtarisht, marrëdhënia mes këtyre dy partive kishte pësuar një çarje, e argumentuar me pozicionin që kampi rozë mbajti gjatë procesit zgjedhor ndaj partisë së Dules. Kështu, ishte vetë kreu i PBDNJ-së që përjashtoi mundësinë e pjesëmarrjes së kësaj force parlamentare në takimet e ardhshme mes partive të opozitës së bashkuar. Ndërkohë ndalur në bashkëpunimin mes pozitës dhe opozitës kryetari Dule theksoi se “duhet një marrëveshje e guximshme përtej interesave të ditës, e cila do të ndërmarrë të gjitha lëvizjet e duhura politike për ta vënë sistemin tonë në themelin e saj të vërtetë”. Po në këtë linjë, kreu i PBDNJ-së shtoi se “janë të thjeshta gjërat që duhen bërë, pa komplikacione: një reformë zgjedhore konform standardeve evropiane, zhvillim i zgjedhjeve të lira dhe të barabarta, pasi t’i ketë paraprirë atyre ngritja e një qeverie gjithëpërfshirëse dhe pas asaj një axhendë konsensuale, e cila me afate konkrete kohore do të afrojë vendin tonë deri në integrimin e vet të lotë në BE”.
Kërkesa e opozitës
Partitë e majta aleate të Partisë Socialiste insistojnë në ndryshimin e sistemit zgjedhor shqiptar. Kështu, në mbledhjen më të fundit mes kreut socialist dhe krerëve të partive aleate u kërkua që Partia Socialiste të kërkojë kalimin nga një sistem zgjedhor proporcional rajonal në një sistem të pastër proporcional kombëtar. Një fakt i tillë u konfirmua nga një prej drejtuesve të majtë, pjesë e tryezës së organizuar pak ditë më parë, Paskal Milo. “Ne kemi qëndruar mjaft në diskutimin e çështjes rreth reformës zgjedhore dhe Kodit Elektoral dhe kemi paraqitur pikëpamjet tona, që, siç thashë, janë dëgjuar me vëmendje nga Rama, madje me aq sa dëgjova PS-ja nuk e përjashton mundësinë që të shikojë korrigjimin e sistemit zgjedhor, duke futur në të elementin e proporcionalit kombëtar”, - bëri me dije kryetari i PDS-së Paskal Milo. Përkrahja e një sistemi të tillë pa dyshim që do të favorizonte partitë e vogla, të cilat në zgjedhjet e kaluara u penalizuan pikërisht nga sistemi aktual zgjedhor. Për këtë arsye pritet të insistohet në vijimësi në një kërkesë të tillë.