E Diel, 1 Nëntor 2026

Minoriteti, 2 kongresmenë i ankohen Gordon: Qeveria shqiptare s’na ktheu përgjigje

Lobi grek në Amerikë, i njohur si një prej më të fuqishmëve, edhe këtë herë ka arritur të çojë zërin e tij në Senatin Amerikan dhe Departamentin e Shtetit, duke kërkuar që këta të fundit t’i kërkojnë llogari Shqipërisë dhe të urdhërojnë atë që të respektojë të drejtat e minoriteteve. Kanë qenë kongresmenët Robert E. Andreës dhe James P. McGovern, të cilët më datë 2 korrik 2012 i kanë adresuar një letër Philip Gordon-it, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë. “Në shtator 2011 i kemi dërguar një letër Qeverisë Shqiptare duke i bërë thirrje që Censusi i Tetorit 2011 të zhvillohet të gjitha rregullave të të drejtave të njeriut. McGovern ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me ligjet e vendosura nga Qeveria Shqiptare, në lidhje me dënimin me 1000 euro gjobë për ata që deklarojnë një etni të ndryshme nga ajo që kanë të regjistruar”, – thuhet në këtë letër. Ndër të tjera, dy kongresmenët risjellin në kujtesë dhe kohën e komunizmit, ku nën presion dhe frikë shumë persona hoqën dorë nga etnia dhe feja e tyre. 

Qeveria Shqiptare nuk i ktheu asnjë përgjigje kongresmenit McGovern dhe që prej tetorit 2011, nuk ka asnjë të dhënë që Tirana ka moderuar qëndrimin e saj. Ne po ju shkruajmë ju për të ditur se çfarë është duke bërë Departamenti i Shtetit në lidhje me këto shqetësime të pakicave etnike dhe të nxisni Departamentin e Shtetit që të kërkojë nga Tirana Zyrtare respektimin e të drejtave të minoritetit në regjistrimet e ardhshme dhe në politikat qeverisëse të saj”, – mbyllet letra dërguar Philip Gordon-it, Ndihmës Sekretari i Shtetit për Europën dhe Euroazinë. 
(e.m/GazetaShqiptare/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›