Nju Jork, tela të dyshimtë në aeroplan, frikë për sulme terroriste
NJU JORK- Një aeroplan është kthyr në Aeroportin Ndërkombëtar të Nju Jorkut, JFK, rreth 90 minuta pas nisjes.
Shkak i ndërprerjes së fluturimit sipas autoriteteve amerikane ishtë zbulimi i telave të dyshimtë në një tualet të një aeroplani.
Zëdhënësi i policisë së Nju Jorkut Pol Braun tha se aeroplani i linjës Delta Flight, që kishte destinacion Madridin, u kthye në aeroport dhe u evakuua pas raporteve për pajisje të dyshimta.
Zyrtarët kanë marrë në pyetje shkurtimisht dy pasagjerë, një mashkull dhe një femër, për t’i liruar më pas. Autoritetet thanë se telat janë gjetur në tualet, dhe me sa duket ata nuk i përkasin avionit.
(e.m/BalkanWeb)